Koncerti i sotëm është përgatitur për muaj

Koncerti i sotëm është përgatitur për muaj

Sonte do të mbahet koncerti i Korit të Filarmonisë së Kosovës, i cili do fillojë në ora 20:30 në kishën katolike “Shën Ndou” në kryeqytet. Kështu u bë e ditur nga Filarmonia e Kosovës gjatë një konference për media të mbajtur paraditen e sotme.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se koncerti i sotëm është përgatitur për muaj me radhë dhe do të mbahet në kishën “Shën Ndou”, për shkak të akustikës së mirë që ofron ajo.

Ai tutje ka folur edhe për tri shfaqet që Kori i Filhamonisë i ka realizuar në fillim të muajit maj në qytetin e Londrës.

Kurse, dirigjenti Rafet Rudi u shpreh se koncerti i sotëm ka një përfshirje të gjerë të veprave emblemike të muzikës korale të autorëve shqiptar, vepra këto të cilat janë prezantuar edhe në tri koncertet që ky Filharmonia i ka mbajtur në Londër.

Në kuadër të këtij koncertin të Korit të Filarmonisë, dirigjenti Rudi tha se do të prezantohen edhe dy vepra premier, njëra vepër është e tij, kurse tjera e Feim Ibrahimit.

Rudi duke folur për rrjedhën e edicionit të 17-të të festivalit ReMusica tha se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe në këtë mënyrë sipas tij po Filarmonia e Kosovës po e realizon programin e saj vjetor.