“Kënga Magjike” edhe këtë vit moderohet nga Ardit Gjebrea

“Kënga Magjike” edhe këtë vit moderohet nga Ardit Gjebrea

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e Festivalit “Kënga Magjike”, kurse finalja e madhe do të mbahet me 7 dhjetor.

Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea pas tërmetit të 26 nëntorit ka njoftuar se të ardhurat nga festivali do të dedikohen për një familje të prekur nga ky tërmet në Thumanë.

Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit moderohet nga Ardit Gjebrea, por kësaj radhe ai do të jetë bashkë me modelen e njohur shiptare, Adrola Dushin.

Këtë vit, për herë të parë “Kënga Magjike” vjen në formatin International. 30 artistë Big dhe 18 New Artist.

Nata e parë: Big & Big International

Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Hit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family.

New Artist & New International Artist:

Alex Alexander, Dario Zela, Klasa Doçi, Laura& Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.

Edhe këtë vit festivali “Kënga Magjike” do të transmetohet live në ekranin RTV 21./21Media