Sonte ndeshja e madhe

Sonte ndeshja e madhe

Anthony Joshua sot do të udhëtojë për në Lindjen e Mesme në përpjekje për të rikthyer tre nga katër titujt e tij nga Andy Ruiz Jr.

Joshua sonte do të përballet me Ruiz për titujt IBF, WBA dhe WBO në Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të zhvillohet atje.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 21:45, sipas kohës sonë lokale.

Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë ka mbajtur titullin e kampionit është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz. Dueli ishte zhvilluar në “Madison Square Garden”. Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua ishte hapur për të shkëmbyer goditje, Ruiz ka qenë më i shpejt dhe ka marrë avantazhin për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik./21Media