Këta janq artistët që do performojnë sonte

Këta janq artistët që do performojnë sonte

Të premtën në parkun e Gërmisë ka filluar festivali i madh i muzikës “Sunny Hill”.

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” janë mirëpritur emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, në mesin e tyre ishte edhe Miley Cyrus, e cila performoi në natën e parë.

Ndërsa, sonte në naten e fundit do të performojnë emrat e njohur të muzikë elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris.

 

View this post on Instagram

 

DAY THREE MAIN STAGE SCHEDULE

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on


Kujtojmë se e natën e parë para publikut kosovar kënduan: Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg, Tuti Turumtu, Miley Cyrus.

Ndërsa, mbrëmë ndezën skenën e festivalit me paraqitjet e tyre: Ledri Vula, Gashi, Lumi B, PINT, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nush, Gamblemania, DJ Flow dhe DJ PM.

Pjesë e këtij festivali është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ende nuk dihet se a do të performoj për publikun kosovar. /21Media