Derbi kosovar në Ligën Ballkanike

Derbi kosovar në Ligën Ballkanike

Sonte do të zhvillohet derbi kosovar në Ligën Ballkanike mes Pejës dhe Rahovecit.

Ndeshja në palestrën “Karagaçi” pritet të jetë shumë interesante. Peja rikthehet në Ligën Ballkanike pas një mungese dyvjeçare, derisa ky është edicioni i parë i “Vreshtarëve” në këtë garë.

Ndërsa rahovecasit do të mundohen të kenë një paraqitje sa më të mirë në pjesëmarrjen e tyre të parë, me shpresë se do të arrijnë sa më larg në këtë garë.

Kujtojmë se ndeshja mes Pejës dhe Rahovecit do të fillojë në orën 19:00./21Media