Edicioni i dytë i festivalit "Kënga qytetare na bashkon"

Edicioni i dytë i festivalit “Kënga qytetare na bashkon”

Nga viti i kaluar, Prizrenit i është shtuar festivali “Kënga qytetare na bashkon në Prizren” i organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi”.

Edicioni i parë ishte vlerësuar i suksesshëm, ndërsa sonte nga ora 19:30 fillon edicioni i dytë në shtëpinë e kulturës në Prizren.

Në këtë edicion do të marrin pjesë tetë shoqëri Kulturore Artistike nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Festivali “Kënga qytetare na bashkon në Prizren” do të mbahet sot dhe nesër./21Media