Ky festival i ri që po i shtohet qytetit të Vlorës

Ky festival i ri që po i shtohet qytetit të Vlorës

Kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të edicionit të parë të festivalit të Poezisë dhe Prozës Letrare Gojore “Gurra Fest” i cili do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Vlorë.

Këtë vit në festival do të marrin pjesë rreth 50 shkolla duke sjellë kështu në qendër poezinë dhe prozën.

“Edukimi dhe formimi përmes Trashëgimisë Kulturore, nxitë zhvillimin shpirtëror dhe intelektual të fëmijëve dhe të rinjve, thekson dhe evidenton vlerat e kulturës dhe arsimit duke forcuar vetëdijen ndaj arritjeve më të mira te krijimtarisë njerëzore”, shkruhen në njoftim të këtij festivali.

Festivali “Gurra Fest”,  do të fillojë sonte në ora 17:00 kurse do të përfundojë me 30 mars,  me ç’rast juria do të vlerësojë interpretimet më të mira, të cilëve do të u ndajë edhe çmime./21Media