Finalja e festivalit është më 18 maj

Finalja e festivalit është më 18 maj

Sonte do të fillojë edicioni i 64-të i Eurovisionit, i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Eurovisioni këtë vit do të prezantohet nga modelja e njohur me famë botërore, Bar Rafaeli si dhe Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Shteti i Shqipërisë, këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” dhe do të këndojë më 16 maj, në natën e dytë gjysmëfinale e 14-ta me radhë.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media