Feronikeli sonte në “Fadil Vokrri” pret gjigantin italian

Feronikeli sonte në “Fadil Vokrri” pret gjigantin italian

Sonte në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milanit.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.

Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit kanë njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Feronikeli ka fituar kupën e Kosovës në futboll në muajin maj të këtij viti./21Media