Sonte varroset ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

Bashkimi Evropian zhvilloi sot homazhe të pazakontë për ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl do të varroset sonte në mbrëmje në qytetin gjerman Spire, pranë një katedraleje. Ceremonia do të jetë e mbyllur, pasi bashkëshortja e tij ka refuzuar funeral kombëtare.

Bashkimi Evropian zhvilloi sot homazhe të pazakontë për ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl, i cili vdiq më 16 korrik në moshën 87-vjeçare, me një ceremoni të organizuar në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Më shumë se 40 delegacione arritën sot në Strasbur, për të bërë homazhe. Po ashtu pjesa më e madhe e drejtuesve evropianë ishin të pranishëm.

Të pranishëm ishin, britanikja Theresa May, kurse SHBA-ja ka dërguar ish-presidentin Bill Clinton dhe delegacioni rus drejtohej nga kryeministri, Dmitri Medvedev dhe liderë të tjerë botëroë e evropianë.

Pas cermonisë së homazheve, trupi i ish-kancelarit transportohet menjëherë në Spire, në Gjermani, ku do të varroset. Bashkëshortja e tij ka refuzuar funerale kombëtare.

Back to top button