Sonte zhvillohen dy ndeshje në Ligën e Kampionëve

Ndeshjet kthyese të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte dhe nesër

Në ndeshjet e sotme përballen Leicester City kundër Atletico Madridit dhe Real Madridi kundër Bayern Munich-ut.

Leicester është vendas në ndeshjen kundër Atletico Madridit, por e fillon ndeshjen me një disadvantazh prej një goli, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 në favor të spanjollëve. Për ndeshjen e sotme që zhvillohet në King Power Stadium refer është italiani Gianluca Rocchi, shkruan rtv21.tv.

Ndeshja e dytë për sonte dhe derbi i mbrëmjes zhvillohet mes Real Madridit dhe Bayern Munichut. Reali kanë përparësinë e të qënit vendas, por edhe atë të golave, pasi si mysafir në ndeshjen e parë kanë dalë fitues me rezultat 1 me 2. Trajner i ndeshjes që zhvillohet në Santiago Bernabeu do të jetë hungarezi Viktor Kassai.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 20:45./21Media

Back to top button