Ndeshjet e para të qerek-finales së Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Ndeshjet e para të qerek-finales së Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Në ndeshjen e parë të natës përballen kampioni italian me atë spanjoll. Me fillim nga ora 20:45 Juventus dhe Barcelona ndeshen në Juventus Stadium. Kjo është ndeshja derbi e natës së sontme, dhe pritet një lojë shumë e fortë nga të dyja anët. Ndeshjen do ta referojë polaku Szymon Marciniak, shkruan rtv21.tv.

Ndeshja e dytë zhvillohet mes Borussia Dortmund dhe francezëve të Monacos. Gjermanët do të jenë vendas, andaj kanë përparësinë e stadiumit Signal Iduna Park, mirëpo Monaco janë në një formë të mrekullueshme pas eleminimit të Manchester Cityt. Trajner i kësaj ndeshje do të jetë Daniele Orsato nga Italia. /21Media