Sony ka prezantuar në panairin IFA 2018 modelin më të ri të telefonit ‘Sony Xperia XZ3’

Sony ka prezantuar në panairin IFA 2018 modelin më të ri të telefonit ‘Sony Xperia XZ3’

Për vite me radhe Sony mbetej prapa trendeve të telefonëve të avancuar, mirëpo me prezantimin e këtij telefoni duket se Sony më në fund do të bëjë një lëvizje nga vendi. Ky smartfon ka një dizajn të kombinuar nga metali dhe qelqi, procesorin Snapgragon 845, 4 Gigabajt RAM memorje, 64 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, bateri 3300 mah dhe OLED ekranin 6 inchesh.

Pos kësaj ky smartfon posedon kamerën kryesore 19 megapikselleshe si dhe 13 megapikselleshe në pjesën e përparme. Më e mira nga të gjitha është se kjo pajisje vjen me sistemin operativ Android 9 PIE./21Media