Edhe pse prania e kompanisë Sony në tregun e telefonave të mençur nuk është në rangun e dikurshëm, kjo nuk paraqet befasi, pasi që kompania më herët njoftoi se do të fokusohet në vetëm disa tregje

Edhe pse prania e kompanisë Sony në tregun e telefonave të mençur nuk është në rangun e dikurshëm, kjo nuk paraqet befasi, pasi që kompania më herët njoftoi se do të fokusohet në vetëm disa tregje

Tash kompania japoneze pritet të sjellë diçka interesante në periudhën e ardhshme.

Raportimet më të reja në faqen Weibo sugjerojnë se Sony mund të prezantojë telefonin e mençur premium pa skaje rreth ekranit gjatë ngjarjes IFA 2017, më vonë gjatë këtij viti.

Telefonat Sony deri më tash kanë mbajtur dizajn dhe pamje konstante, me ndryshime të vogla.

Nëse bëhet fjalë për informacione të sakta, kjo do të jetë hera e parë që Sony ndryshon filozofinë e vet të dizajnimit.