Zhegu do të paraqitet në skenë përkrah një pianisteje të suksesshme franceze 

Zhegu do të paraqitet në skenë përkrah një pianisteje të suksesshme franceze 

Sopranoja shqiptare nga Tirana, Blerta Zhegu dhe pianistja Clara Ponthieu sot do të paraqiten para publikut e Marsejës të Francës.

Në teatrin e Universitetit publik Aix-Marseille Université në Marsejë, Zhegu dhe Ponthieu me fillim nga ora 12:30 do të sjellin një muzikal me vepra nga Cavalli, Stravinski, Bizet dhe Mozarti, me një repertor operistik.

Blerta Zhegu jeton prej kohësh në Paris, ku po mahnitë adhuruesit e muzikës klasike me talentin e saj./21Media