Rol ky shumë i rëndësishëm për Elbenitën

Rol ky shumë i rëndësishëm për Elbenitën

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi po arrin suksese të shumta në karrierën e saj jashtë vendit. Kajtazi ka bërë të ditur se ajo së fundmi ka pranuar edhe një rol tejet të rëndësishëm për të.

Sopranoja ka pranuar rolin e Marzillines në operën e njohur “Fidelio” të cilin do e sjellë në vitin 2020 në Staatsoper në Hamburg.

E stërlumtur të bëj debutimin tim në mesin e këngëtarëve me nivel botëror prej të cilëve mësoj gjithmonë aq shumë, e padyshim është privilegj dhe fat i madh të jem në skenën e mrekullueshme të operës shtetrore të Hamburgut“, ka shkruar Kajatazi në Facebook. 

 

 

Ndryshe, Elbenita Kajtazi është nga Mitrovica, ajo ka studiuar në Akademinë e Muzikës të Mitrovicës, dhe ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës. 28 -vjeçarja ka marrë pjesë në shumë gara për solo-këndim, ndër to edhe ‘Riva Del Garda’ në Itali ku u shpërblye me çmimin e parë. /21Media