Shfaqja ka pasur një qëllim të veçantë për këta fëmijë

Shfaqja ka pasur një qëllim të veçantë për këta fëmijë

Me rolin e Paminës, artistja e re shqiptare Dioklea Hoxha, ka debutuar në skenën e operës në Firencë të Italisë, nëpërmjet shfaqjes “Piramida e Dritës”, nga “Fyelli Magjik” e Mozartit.

Opera “Piamida e Dritës” sjell në qendër fyellin magjik, një element i simbolit të fuqisë së muzikës për të udhëtuar, mësuar, rritur, duke u dhënë njerëzve kënaqësi dhe lumturi, për të mos humbur në labirint, në rreziqet imagjinare që përshkruajnë rrugën nga errësira në dritë të protagonistëve Tamino dhe Pamina.

Së bashku me Dioklean kanë performuar edhe 900 fëmijë nga shkollat e Firencës.

Dizajnuar nga fondacioni Winds Lucenti së bashku me Maggio Musicale Fiorentino, departamentin e edukimit në qytetin e Firencës, “All’Opera” dhe të tjerë, kjo shfaqje ka pasur edhe një qëllim të veçantë. Ajo synon që si projekt të prezantojë fëmijët dhe prindërit e tyre me kulturën muzikore duke krijuar kështu një lidhje në mes tyre dhe Teatrit të Operës në Firencë./21Media