Soreca: Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë

Soreca apel për dialog konstruktiv

Ambasadori i i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca thotë se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, në samitin e radhës që do të mbahet në Zagreb për hapjen e negociatave.

Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për t’u bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për t’u bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.  Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit”, tha ambasadori.

Soreca theksoi se përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet që duhen arritur për t’i bindur të gjitha shtetet anëtare për rezultatet e reformave.

Për Shqipërinë, presidenca juaj do të jetë kyçe dhe vendimtare. Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma. Në agjendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqësore, por ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve në lidhje me mbrojtjen e pakicave dhe plotësimi i reformës zgjedhore bashkë me rekomandimet e OSB/ODIHR”, theksoi Soreca./oranews

Back to top button