Para 20 vitesh në fshatin Açarevë të Skënderajt është themeluar Akademia Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

Para 20 vitesh në fshatin Açarevë të Skënderajt është themeluar Akademia Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

Këtë ditë nuk ka harruar ta kujtojë njëri ndër eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Daut Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook duke kujtuar këtë ditë ka postuar edhe një fotografi të Sylejman Selimit dhe të Rexhep Selimit që vijnë nga ky fshat.

“Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit tonë para 22 vitesh. Aty u mblodhën elita e UÇK-së dhe e shpallen Akademinë Ushtarake. Heronjtë tonë: Fehmiu, Shabani, Syla, Ilazi, Abeja e shumë tjerë po i jepnin formë përpjekjeve tona. Sot në këtë frymë po rriten brezat e rinj të Ushtrisë më të re në Evropë, krah ushtrive më të avancuara në botë.” ka shkruar Haradinaj në Facebook.