Sot 9 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e Kosovës

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e Kosovës, e cila e përcakton vendin tonë si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënoi fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Shpallja e pavarësisë së Kosovës deri tani është njohur nga 114 vende të botës.

Back to top button