"Altera" vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve

“Altera” vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve

Oda e Afarizmit të Kosovës ka njoftuar se sot në ora 14:00, në Prizren do të hapet libraria “Altera”, që vjen me alternativa të shumta për kënaqësinë e adhuruesve të fjalës së shkruar, si dhe pajisjeve cilësore.

Libraria Altera me lokacion ndodhet në Rrugën “Tirana” pranë Abi Çarshisë, e cila tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë adhuruesve të librave.

Me koncept atraktiv dhe tejet inspirues, “Altera” vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve.

Po ashtu, ekziston një mundësi e gjerë e përzgjedhjes së materialeve për zyre dhe biznese, pajisje për laboratorë, për shkenca natyrore dhe të teknologjisë kompjuterike, instrumente, ngjyra, materiale profesionale për art figurativ dhe dekor e shumë pajisje tjera për nevojat shkollore të nxënësve.

Në veçanti libraria “Altera” siguron një kënd atraktiv dhe modern duke siguruar një format të ri për t’i shijuar librat së bashku me kafenë apo pijen tuaj të preferuar.