Dekreti mban firmën e presidentit Meta

Dekreti mban firmën e presidentit Meta

Sot duke filluar nga ora 17:00, në Presidencë do të zhvillohet ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Paraditen e të dielës, një ditë pasi dekretoi Edi Ramën si kryeministër të vendit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar edhe qeverinë e re, të propozuar nga kryeministri.

Veprimi është kryer një ditë pasi shkresa i arriti nga kreu i qeverisë. Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar, në përbërje të të cilit janë 11 ministra, 2 ministra për shtetin, zëvëndëskryeministrja Senida Mesi, kryesuar nga Edi Rama.

Dekreti mban firmën e presidentit, Ilir Meta dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.