Çmimi i biletës është 35 funta

Çmimi i biletës është 35 funta

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë sot, derisa çdo person ka të drejtë të blejë deri në 5 bileta. Çmimi i biletës është 35 funta.

Ndeshja Angli – Kosovë do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Biletat mund të blihen online në këtë link, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.