Kosova dhe Gjibraltari do të takohen me 10 tetor

Kosova dhe Gjibraltari do të takohen me 10 tetor

Sot, nga ora 17:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë–Gjibraltar. Kjo ndeshje ka karakter miqësor dhe do të zhvillohet me 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur edhe çmimin e biletave. Çmimet e biletave janë si vijon: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 dhe 15 euro, perëndim 15 euro dhe 20 euro dhe VIP 80 euro.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app./21Media