GLPS sot mbanë panel diskutimi

GLPS sot mbanë panel diskutimi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot mbanë panel diskutimi me temën “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: një debat për kushtetutshmërinë dhe gatishmërinë politike”.

Ky panel diskutimi ka për qëllim të vë në diskutim projektligjin për Qeverinë dhe sfidat që kanë të bëjnë me zvogëlimin e numrit të ministrive si pjesë e ristrukturimit të ri të Qeverisë.

Në këtë diskutim panelistët dhe pjesëmarrësit tjerë do fokusohen në analizimin e qëllimit themelor të kësaj reforme, konkretisht në zvogëlimin e numrit të ministrive.

Për më tepër, ky panel ka si qëllim të identifikojë ndikimin që ky hap mund të ketë jo vetëm në kontekstin juridik, por edhe atë të reformës së përgjithshme të administratës në Kosovë.

Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah pikëpamjet kryesore të cilat mund ta lehtësojnë, por edhe pengojnë procesin e zvogëlimit të numrit të ministrive dhe ristrukturimit të Qeverisë në përgjithësi.

GLPS mëton që të gjeturat nga kjo tryezë të kontribuojnë si pikënisje për debatin publik në raport me çështjet e ngritura dhe të përpiloj një listë rekomandimesh të cilat do ndihmojnë grupet punuese për të ndërtuar një ligj që i shërben Kosovës dhe reformës së administratës në përgjithësi.

Panelistët do të jenë Besnik Tahiri, koordinator nacional për reformën shtetërore, Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Visar Morina e Robert Muharremi, profesorë universitarë dhe Fisnik Korenica e Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.