Sot diskutohet tërheqja e princit Harry nga detyrat e familjes mbretërore
Mbretëresha Elizabeta ka thirrur në takim nipin e saj princin Harry
Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta, ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga obligimet mbretërore.
Princi Charles, babai i Harryt si dhe vëllau i tij William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën, raporton Reuters.
Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje përmes telefonit pasi që gjendet në Kanada së bashku me djalin e saj.
Duka dhe Dukesha e Saseksit, kanë befasuar familjen mbretërore dhe opinionin me deklaratën për zhvillimin e një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, si dhe kanë shtuar se kanë vendosur të punojnë që të bëhen financiarisht të pavarur.