Fitore shënuan Norwich City dhe Wolverhampton Wanderers

Fitore shënuan Norwich City dhe Wolverhampton Wanderers

Në Premierligën angleze sot u zhvilluan shtatë ndeshje. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, pesë përfunduan me barazime.

Arsenali barazoi me rezultat 1-1 ndaj Sheffield Unitedit, ku me të njëjtin rezultat barazuan edhe Brighton Albion-Aston Villa dhe West Ham United-Everton.

Kurse, Watford dhe Tottenham Hotspur barazuan pa gola.

Me barazim përfunduan takimin edhe Manchester City ndaj Crystal Palace (2-2). Manchester City tani mbetet 13 pikë prapa Liverpoolit, por që Liverpool ka dy takime më pak të zhvilluara.

Ndërkaq, fitore sot shënuan Norwich City-AFC Bournemouth (1-0) dhe Southampton-Wolverhampton Wanderers (2-3).