Dita e Poezisë

Dita e Poezisë

Në vitin 1999, 21 marsi nga UNESCO është shpallur dita botërore e poezisë.

Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, e zhvilluar në Paris, qëllimin kryesor e ka mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë në të njëjten kohë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Kurse, në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit janë mësuar përmendësh dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike ndërsa, tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor. /21Media