Sot dita më e ftohtë e vitit

Temperaturat disa gradë minus

Moti i kthjellët do të karakterizojë edhe ditën e sotme në Shqipëri, por termometri do të shënojë disa gradë minus. E marta e 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit.

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa, pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit lindor, por pa reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje, duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë./oranews

Back to top button