29 prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare e vallëzimit

29 prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare e vallëzimit

29 prilli festohet si Ditë Ndërkombëtare e vallëzimit, pasi që në këtë datë në vitin 1727, ishte lindur veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Që nga viti 1982, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje, në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të afrohemi nga qielli, bota, pafundësia. Ky përshkrim është pjesë e mesazhit ndërkombëtar që përcillet këtë ditë.

Më 29 prill shfaqjet e vallëzimit në mënyrë tradicionale fillojnë me leximin e mesazhit ndërkombëtar. Deri tash nuk ka njoftim për ndonjë aktivitet në Kosovë për shënimin e kësaj dite.