Sot luajnë derbit në Superligën turke dhe Bundesligë

Sot luajnë derbit në Superligën turke dhe Bundesligë

Kjo fundjavë do të jetë shumë e rëndësishme për futbollistët e Kosovës. Dhjetëra futbollistë nga Kosova, do të jenë në aksion këtë të shtunë dhe të diel për skuadrat e tyre në Evropë.

Nuk do fjalë se vëmendja do të jetë në Turqi dhe në Gjermani.

Vedat Muriqi, tani si një lojtar i Fenerbahçes, do të zhvillojë për të parën herë derbin kundër Galatasarayt në udhëtim.

25 vjeçari po jeton momentet e tij te Fenerbahçe, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar tri gola, ndërsa të njëjtën gjë do të kërkojë ta bëjë edhe kundër Galatasarayt, në ndeshjen që fillon nga ora 19:00.

Ndeshje për t’u mos u humbur do të jetë edhe ajo mes Werder Bremen dhe Borussia Dortmund.

Anësori i Kosovës, Milot Rashica,pritet të jetë titullar qëndrimit jashtë fushave për një kohë, shkaku i lëndimit.

Rashica këtë sezon në Bundesligë ka zhvilluar vetëm një ndeshje dhe një rikthim në fushë përballë Dortmundit me një rezultat pozitiv do të ishte gjëja më e mirë për të.

Në këtë të shtunë, ndeshje do të zhvillojnë edhe Ibrahim Dresheviq, që me Heerenveen takohet me VVV, ndërsa në Championship, Huddersfield i Florent Hadërgjonjat pret Millwallin, ndërsa Swansea i Bersant Celinës, skuadrën e Readingut.