Sot ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës ka marrë vendim që sot të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Kroaci.
Siç ka informuar presidenca, shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka informuar se si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda./21Media 

Back to top button