Sot ditë zie në Prizren

Për viktimat e aksidentit të djeshëm

Komuna e Prizrenit ka shpallur sot ditë zie në nderim të tre personave nga Zhuri që vdiqën dje në një aksident trafiku.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, këtë të diel e ka shpallur ditë zie.

“Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie. Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet”, thuhet në njoftimin e komunës.

Haskuka në emër të qytetarëve shprehu ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave.

Sot nga ora 13:00 është paraparë varrimi i tre anëtarëve të familjes Sope, babait me dy djemtë e tij që humbën jetën në aksidentin rrugor që ka ndodhur në rrugën Prizren-Zhur. Në këtë aksident u përfshi një veturë, në të cilën gjendeshin viktimat dhe një kamion për pastrimin e borës./21Media

Back to top button