Sot do të publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ka ndodhur aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nga atje kanë paralajmëruar se nga raporti pritet të mësohet se nëse sinjalizimi rrugor në autostradën Struma, ku ka marrë flakë autobusi i “Besa trans” Shkup, është shkak për aksidentin, transmeton TV21.
Për autostradën ku ka ndodhur incidenti i 23 nëntorit, një numër i madh ekspertësh kanë deklaruar se vendi ishte komprometuar, sepse nuk ishte riparuar që kur është lëshuar në përdorim, në vitin 2007.
Për këtë, ministrja Komitova ka urdhëruar ekspertizë për aksin rrugor.
Në ngjarjen tragjike kanë vdekur 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe janë lënduar 7 të tjerë, teksa kanë qenë duke u kthyer nga Turqia. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin.
Një javë, viktimat e aksidentit ende nuk janë sjellë në vendin e tyre. Kjo, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është njoftuar se do të ndodhë më së voni deri të enjten, më 2 dhjetor, shkruan TV21./21Media

Back to top button