Mot i vranët e me temperatura më të ulëta

Mot i vranët e me temperatura më të ulëta

Sot në ditën e fundit të muajit nëntor, meteorologët thonë se në mëngjes pritet të kemi vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje lokale shiu. Në vazhdim të ditës do të kemi mot kryesisht të vranët, kurse dita pritet të përfundojë me mot pjesërisht të vrantë.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë rënie të ndieshme ato do të sillën në mes minus 5 e 8 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Nesër, pritet të ketë fare pak vranësira, mirëpo, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të lëvizin në mes minus 4 e 6 gradë Celsius.

E kur është fjala për javën e ardhshme, gjykuar sipas ecurive sinoptike, ajo do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Në pjesën e parë të saj, pritet të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat, në mëngjes do të sillën në mes minus 3 e 1 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 5 e 9 gradë Celsius./21Media