Sot filloi furnizimi me targa

Njoftim nga MPB-ja

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se sot ka filluar furnizimi me targa.

“Sot ka filluar furnizimi me targa, andaj qytetarët mund të drejtohen në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës që të pajisen me targa”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo kontratë parasheh furnizimin e MPB-së me 31 mijë targa të zakonshme me RKS “me dimension 520 x 110 milimetra” dhe 7 mijë targa të tjera të zakonshme me regjistrim KS “me dimension 520 x110 milimetra”.

MPB-ja kohë më parë kishin paralajmëruar se furnizimi me targa do të fillonte më 25 nëntor./21Media

Back to top button