Sot fillojnë negociatat për Brexit

Gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja

Sot do të fillojnë negociatat në mes të zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit pasi britanikët tronditën botën duke votuar largimin nga BE-ja. Që nga zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë më 8 qershor, kryeministrja Theresa May ka pasur presion që të ketë kujdes në qasjen e qeverisë ndaj Brexitit dhe të favorizojë ruajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun evropian./21Media

Back to top button