Ceremonia e inaugurimit të punimeve nis në ora 11:00

Ceremonia e inaugurimit të punimeve nis në ora 11:00

Ministria e Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve, sipas komunikatës së ministrisë do të mbahet tek “Hidrocentrali Lumbardhi” (ish-Kozhnjeri), kilometri i gjashtë, me fillim nga ora 11:00.

Kujtojmë se me 16 shkurt të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kishte nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.

Ministri kishte  bërë të ditur se rreth 12 milionë euro do të ndahen për punimet e rrugës./21Media

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë