Sot fillojnë punimet për revitalizimin e varrezave hebraike

BE dhe UNDP inaugurojnë punimet

Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Prishtinës, do të fillojnë sot punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri, me fillim në ora 10:00.

Varrezat hebraike në Arbëri datojnë nga shekulli i 19-të dhe përfshihen në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga Qeveria e Kosovës.

Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë identifikimin dhe dokumentimin e historisë së pranisë hebreje, zbukurimin dhe rigjenerimin e zonës përreth, si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare.

Ky aktivitet është pjesë e projektit Dialogu Ndërkomunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Back to top button