Sonte fillon emisioni veror "21 Gradë"

Sonte fillon emisioni veror “21 Gradë”

Duke filluar nga sot e për të vazhduar  çdo ditë nga e hëna deri të premten, nga ora 21:30 deri në orën 23:00 në RTV21 do të jeni me dy moderatorët e dashur Blerona Zeqirin dhe Visar Kalludrën.

Mysafirë të shumtë nga trojet shqiptare, biseda dhe storje interesante për showbizin vendor dhe të huaj, kulturë dhe rubrika tjera argëtuese, do të  keni mundësi t’i shihni në emsionin më të ndjekur veror,”21 Gradë”.

Po ashtu edhe ju mund të bëheni pjesë e emisionit “21Gradë”. Në llogarinë në Instagram “21Gradeoffical” do të gjeni gjithçka rreth emisionit. Dhe pikërisht këtu mund t’i parashtroni pyetjet e juaja për mysafirët e ftuar dhe ata do t’iu përgjigjen .

Mos harroni të shoqëroheni me Radiotelevizionin 21 dhe emisionin “21 Gradë”, që edhe këtë verë do të freskojë mbrëmjet tuaja./21Media