Në këtë festival mblidhen poetet nga të gjitha anët ku jetojnë edhe frymojnë shqiptarët

Loading...

Në këtë festival mblidhen poetet nga të gjitha anët ku jetojnë edhe frymojnë shqiptarët

Sot fillon edicioni i 36-të i manifestimit tradicional ‘Takimet e poeteshave shqiptare’, duke filluar nga ora 17 në qytetin e Vushtrrisë.

Ky manifestimi, i cili që nga ky vit është ngritur në nivel të festivalit dy ditor të poezisë, do të mbahet në Qendrën Rinore të këtij qyteti.

Takimet e poeteshave shqiptare ka karakter garues, dhe në garën për tri çmimet e këtij aktiviteti janë 21 poetesha nga mbarë vendet shqiptare, shkruan rtv21.tv

Edicioni i 36 të i festivalit të poezisë, “Takimet e poeteshave shqiptare”, është i vetmi i këtij lloj në gjithë hapësirën shqiptare, ku për çdo vit organizohet nga Komuna e Vushtrrisë.

Ata që e filluan këtë festival në vitin 1979, janë Fahri dhe Naxhije Buçinca, veprimtarë të njohur në qytetin e Vushtrrisë. /21Media