Ndeshjet do të luhen nga ora 14:00

Ndeshjet do të luhen nga ora 14:00

Sot do të fillojë java e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pas dy javësh pushim Superliga rikthehet sot me tri sfida, që luhen në Drenas, Podujevë e Klinë.

Ndeshja kryesore luhet mes dy ekipeve të pjesës së epërme të tabelës, Feronikelit dhe Gjilanit.

Pas deklasimit në shtëpi nga Ferizaj, Llapi luan sërish në “Zahir Pajaziti”, kësaj radhe ndaj Trepcës ’89.

Takimi tjetër zhvillohet ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë.

Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 14:00.

E premte, 14:00

Feronikeli – Gjilani (Gjyqtarë: T. Maloku, T. Berisha, B. Selimaj, A. Shala)

Llapi – Trepca ’89 (D. Caka, G. Hyseni, E. Bicaj, G. Shala)

Dukagjini – Vushtrria (Gjyqtarë: F. Tahiri, L. Muhadri, A. Ejupi, A. Halilaj).