Ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite

Ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite

Kampionati Botëror i Futbollit fillon sot me ndeshjen ndërmjet Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, e cila pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë tridhjetedy ekipe, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme.

Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.

Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.

Fituese e Kupës së Botës më 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën./21Media