Përballje interesante priten sot

Përballje interesante priten sot

Sot luhen takimet e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), për edicionin 2019/2020.

Nga ora 14:30, Prishtina e pret Vëllaznimin e Gjakovës, që ka pretendime për një kampionat të mirë, njëjtë si Prishtina.

Në ora 13:30 luhet takimi Jusuf Gërvalla – Ferizaj. Ferizaj është ekip i ri në Superligë, por që synon të stabilizohet menjëherë. Edhe klubi deçanas, Jusuf Gërvalla ka synimet e tij.

Shumë rivalitet pritet të ketë edhe në ndeshjen mes Kastriotit të Ferizajt dhe Shqiponjës së Gjakovës, që fillon në ora 17:00.

Ndërsa nga ora 17:30 është ndeshja në mes të Dritës e Vushtrrisë.

Istogu e nis mbrojtjen e titullit të kampionit më vonë, për shkak të angazhimeve evropiane. Në kuadër të xhiros së parë, Istogu përballet me Samadrexhën që do të jetë vendase. /21Media