Sot është edhe ceremonia mbyllëse

Sot është edhe ceremonia mbyllëse

Bullgaria dhe Finlanda do të ndeshen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20.

Ndeshja finale zhvillohet në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Bullgaria në gjysmëfinale kishte mundur Irlandën, derisa Finlanda ishte më e mirë se Britania e Madhe.

Pikërisht Irlanda dhe Britania e Madhe do të ndeshen për vendin e tretë dhe njëkohësisht të sigurojnë promovimin në Divizionin A.

Për vendin e pestë do të luftojnë Kroacia dhe Izraeli, derisa për atë të shtatë Turqia dhe Rumania.

Sot zhvillohen edhe ndeshjet e fundit edhe në grupin që lufton për pozitat 9-12.

Kosova sot do të zhvillon ndeshjen e fundit, ku do të përballet me Greqinë. Vashat kosovare janë më të reja në moshë, derisa gjithashtu për herë të parë u paraqitën në gara të tilla. Takimi zhvillohet nga ora 14:00 në Palestrën “1 Tetori”. Islanda-Ukraina është sfida e parë për ditën e sotme që fillon nga ora 11:30 në “1 Tetori”