Fundjava me gara të njëpasnjëshme

Fundjava me gara të njëpasnjëshme

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë fundjavë me dy gara të njëpasnjëshme.

Sot në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë zhvillohet gara e dytë në disiplinën auto sllallom, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Konkurrenca për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtare është e madhe dhe kjo bën që gara të jetë me rivalitet të theksuar, në të cilën sigurisht që nuk do të mungojnë as atraksionet.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën deri në orën 10:00 për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik të veturave.

Në orën 11:00 është paraparë vozitja testuese, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të saj, fillon vozitja e parë zyrtare.

FASK dhe Eurogoma RT i kanë bërë të gjitha përgatitjet për garë sa më të mirë. Vetëm një ditë më vonë, të dielën, po në Sllatinë, do të mbahet Drag Race IV, e fundit për këtë vit.