Ekspozitë nga Mentor Berisha

Ekspozitë nga Mentor Berisha

Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita me titull “Frymëmarrje në Gardh”, e artistit Mentor Berisha.

Kurator i kësaj ekspozite është prof. Fadil Hysa, i cili shprehet se Mentor Berisha është piktor dhe skulptor i brezit të ri të artistëve figurativë të Kosovës, i cili kultivon një stil të veçantë pikturimi dhe skulpturimi, që rrallë e ndeshim tek artistët e brezit të ri.

“Në pikturat e tij mund të shohim imazhe nga e kaluara jonë, e cila rrezikon të tretet në harresë por fatmirësisht, ndonjëherë rrallë, si në këtë rast, ato ri-gjejnë rrugën e kthimit në kohën tonë përmes laboratorit krijues të artistit”, shkruan Hysa.