Rreth 1500 tituj të rinj

Rreth 1500 tituj të rinj

Sot duke filluar nga ora 18:00 në Prishtinë do të hapet edicioni i 20-të i panairit të  librit “Prishtina 2018”, ku do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Panairi jubilar, i 20-të, do të mbahet nga 5-10 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare.

Numri i titujve të rinj, rreth 1400-1500. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.