Një mundësi e mirë për prezantimin e gastronomisë dhe turizmit

Një mundësi e mirë për prezantimin e gastronomisë dhe turizmit

Në Prizren sot do të mbahet Panairi i Turizmit, në të cilin do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar.

Hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizimi” që do të mbahet në njërin nga hotelet në Prizren.

Panairi do të mbahet në hapësirat e “Kej-it” përballë xhamisë së Sinan Pashës./21Media