Varrimi do të bëhet në orën 13:00

Varrimi do të bëhet në orën 13:00

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-ministrit të Energjetikës së Shqipërisë, Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes si pasojë e një sëmundje të rëndë në gjak.

Ndaj tij do të mbahen homazhe te Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në varrezat e Shish Tufinës.

Një orë më vonë, në 13:00, do të bëhet edhe ceremonia e varrimit.

Prifti vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë e gjakut. Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj gjendja mbetet kritike.

Pasditen e së mërkurës ai është kthyer në Shqipëri, për shkak të përkeqësimit të situatës.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.